Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 21:09

Do bëhet nami: Pas ‘Time Capsule’, Capital T jep lajmin që po i çmend të gjithë

Me datë 20 Shtator, reperi shumë i dashur nga publiku, Capital T, mbajti koncertin e shumëpritur ‘Time Capsule’ në sheshin ‘Nënë Tereza’. Koncerti ishte madhështor, si asnjë tjetër më parë, dhe në shesh u krijua një atmosferë magjike. Përkrah Capitalit kënduan dhe shumë artistë të tjerë shqiptarë të cilët me performancën e tyre krijuan një spektakël të vërtetë.

Pas këtij koncerti, i cili padyshim i çmendi të gjithë fansat e reperit, Capitali është frymëzuar për të punuar akoma më shumë dhe ka sjëllë një tjetër super surprizë për fansat e tij. Bëhet fjalë për një tjetër koncert, Time Capsule 2 dhe kësaj here në Europë.

Lajmin e bukur reperi e ka dhënë përmes një postimi në Instastory ku dhe ka pyetur fansat për ndonjë sugjerim, se në cilin qytet të Europës të zhvillojë koncertin.