Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 20:08

E pyetën për një natë me Robertin, Agnesa Vuthaj e refuzon

Modelja shqiptare Agnesa Vuthaj është padyshim një ndër vajzat më të bukura shqiptare dhe një ndër më të komentuarat. Këtë të premte ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Mirage’, në rubrikën ‘Kë zgjedh?’.

Agnesa është vënë përballë zgjedhjeve të ndryshme mes VIP-ash disa prej të cilave e kanë vendosur dhe shumë në siklet. Ajo është pyetur se kë do të zgjidhte për të kaluar një natë: Lorik Canën apo Robert Berishën?

Ndonëse vajzat me siguri do linin kokën pas tyre, Agnesa i ka refuzuar. Ajo ka dhënë përgjigjen e prerë: ‘Anjërin. Njëri është i martuar, tjetri i sapo ndarë. Unë shkoj vetëm të ato që janë single’, është shprehur modelja.