Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 19:07

Prindër për herë të parë, zbulohet portreti i vajzës së Granitit dhe Leonitës

Me datë 7 Tetor, futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Ato mirëpritën në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin e bukur Ayana.

Graniti e bëri të ditur lajmin duke publikuar në rrjete sociale një foto ku shiheshin duart e tij, të Leonitës dhe të foshnjës së porsalindur. Ardhja e saj në jetë i ka lumturuar të gjithë familjarët dhe urimet e bukura nuk kanë munguar. Disa ditë pasi u bë baba për herë të parë, Graniti publikoi një foto me të bijën por portreti i saj nuk dukej.

Mirëpo ditën e sotme Graniti ka pozuar sërish pranë vogëlushes dhe ka zbuluar një pjesë të mirë të portretit të saj. Ajo është në gjumë dhe duket si një ëngjëll i vogël.