Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Selena Gomez, së fundmi ka publikuar këngën e saj të re të titulluar "Lose you to love me". Kënga është që në fillim u aludua të ishte për ish-in e saj, Justin Bieber dhe në një intervistë për "E! News", e konfirmoi vetë Selena.

Ajo u shpreh se kënga është e gjitha histori personale, e shkruar para një viti. Teksti i këngës pasqyron gjithë historinë e saj me Justinin, nga "ti më premtove botën" deri në lamtumirën e thënë në fund. Selena u shpreh, tha gjithë ç'ndjente ndërmjet këngës, por si ka reaguar Justin?

Ai dhe Selena e kanë dashur vërtetë njëri-tjetrin. Justin në shumë intervista është shprehur se Selena është dashuria e tij e parë. Burime për "E! News" kanë treguar se Justin e ka dëgjuar këngën e Selenës, por po përpiqet të mos reagojë. Ai dëshiron që Selena të jetë e lumtur dhe e kupton që ajo mund të reflektojë mbi të kaluarën.








