Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 16:04

Rike Roçi tregon unazën me diamant dhe flet për martesën

Edhe pse prej kohësh i është larguar ekranit e po shijon jetën e saj në privatësi, Rike Roçi vazhdon të mbetet shumë e komentuar në media.

Së fundmi Rike ka vendosur t'i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe një prej tyre i ka rënë në sy unaza me diamant që ajo mban në gishtin e martesës.

E pyetur nëse ka ndonjë të re nga jeta e saj private, Rike ka preferuar t'i lë të gjithë të dyshojnë duke u shprehur se mbase martohet.

"Mbetet private, mbase jam vetëm...mbase kam dikë prej vitesh, mbase do martohem, mbase...", shkruan Rike.