Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 15:03

Lule mbi shtrat dhe dhurata, Enca kalon natën romantike, kush është djali që fshihet pas surprizës

Enca ka kaluar një natë romantike e këtë e ka zbuluar vetë me postimet e fundit në Instastory. Këngëtarja ka treguar shtratin e mbushur me petale dhe një buqetë me trëndafila rozë në cep të tij.

Në mes ndodhej një dhuratë të cilën Enca e zbuloi me postimin e rradhës e që ishte një cigare e mbështjellë me shirit rozë.

Nuk kanë munguar as dhuratat për këngëtaren e cila ka treguar kartonin nga firma Fendi, por pa bërë të ditur ç'kishte brenda.

Duke parë shtratin me petale, trëndafilat, dhuratat, aludimet janë se këtë surprizë Enca e ka marrë nga i dashuri i zemrës.

Por jetën private këngëtarja e ruan shumë hermetike e identiteti i tij do mbetet mister.