
Bes Kallaku ka publikuar sot trailerin e filmit të tij të parë "Falco", për të cilin ka dy vite e gjysmë që punon. Në film do luajnë aktorë të njohur e personazhe të showbizit.
Në trailer shfaqen Arben Dehremi, Gent Hazizi, Bleona Qerreti, Albano Bogdo, Olsi Bylyku e tj.
"Falco" do të dalë në kinema nga data 20 nëntor.
Në postimin e tij në rrjete sociale, Bes Kallaku shprehet mirënjohës për të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar për këtë fim.
"Pas me shum se 2 vite e gjysem pune, shum lodhjeje, sakrifice, ju premtoj se “Falco” do ju th yeje brinjet nga te qeshurat.
Eshte nje pasqyre e realitetit shqiptar, sjelle ne menyren me komike.
Ky, nuk eshte vetem filmi im, sepse nuk do isha ktu pa ndihmen dhe eksperiencen e gjithesecilit qe kam punuar gjate gjithe karrieres sime. Ky eshte filmi i Besit, i Top-Channel-it, i Portokallise, i te Dieles Shqiptare, i te gjithe juve qe me keni duartrokitur deri ktu.
I gjithe stafit dhe ekipit te filmit, i te gjithe aktoreve dhe atyre qe ndihmuan qofte edhe me nje gote uji", shkruan Besi.