Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 12:12

Dikur bashkëpunuan, sot reperi shqiptar flet për sherrin me Rina Balajn

Pas largimit të reperit Fuego nga labeli "On Records", kanë nisur thashethemet se ai i ka prishur marrëdhëniet me Rina Balajn, një tjetër repere e këtij labeli, me të cilin ai bashkëpunoi vitin e kaluar.

Shkak për këto thashetheme u bë intervista e fundit e Fuegos i cili i ftuar në "Mirage", ku u pyet kë zgjedh mes Rinës dhe Taynës, ai zgjodhi këtë të fundit.

Madje kur u pyet se cila nga VIP-et ka gjoksin më të bukur, Fuego zgjodhi sërish Taynën.

Mirëpo Fuego i ka dhënë fund fjalëve dhe ka treguar të vërtetën në postimin e fundit në Instastory. 

I pyetur nga fansat nëse i ka prishur marrëdhëniet me Rinën, Fuego u përgjigj i prerë: "Jo".