Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 12:12

Publikohet ditari i Taynës, gjithçka që ka shkruar reperja

Tayna u bë e famshme vitin e kaluar me këngën "Columbiana" e më pas "Shqipe" duke u kthyer menjëherë në reperen më të komentuar në media e që për një kohë të shkurtër projektet e saj arrinin miliona shikime në Youtube.

Në një intervistë kohë më parë Tayna u shpreh se ajo suksesin e ka arritur falë "Ligjit të Tërheqjes", pasi e dinte shumë mirë se çfarë donte të bënte.

Prej dy vitesh Tayna mban edhe një ditar ku shkruan çdo ditë për gjërat për të cilat është mirënjohëse. Këtë ditar Tayna e ka publikuar në Instastory duke zbuluar edhe ç'shkruan në të.

"Ky është ditari im i mirënjohjes ku shkruaj çdo gjë për të cilën jam mirënjohëse çdo ditë. Kanë kaluar 2 vite që kur e kam nisur dhe më ka ndihmuar ta shoh jetën më pozitivisht. Ka shumë gjëra për të cilat mund të jesh falenderues/e në jetë, qoftë edhe vetë frymëmarrja. Kur fokusohesh në gjëra që i ke në jetë, të ndihmon të jesh më i lumtur dhe të tërheqësh më shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë. 

Në ditarin e dytë Tayna shkruan për udhëtimin e saj të jetës, gjëra të cilat reperja mund t'i publikojë pas 20 vitesh.

"Dhe ky është ditari im, që më ndihmon të kuptoj veten. Ky është si miku im i ngushtë. Ndoshta duhet ta publikoj pas 20 vitesh apo më vonë dhe ta shes", shkruan reperja.