Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 09:09

'Njëri duhet të hiqte dorë', vjehrra tregon problemin që kishin Floriana dhe Enisi

Vjehrra e Floriana Garos, Lumturi Ratkoceri ishte e ftuar tek "Rudina", ku ka treguar më shumë për marrëdhënien e moderatores me djalin e saj. Lumturie tregoi se kur e ka parë Florianën, ishte mahnitur nga bukuria e saj. 

"Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. E kishim planifikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë. Kur më telefonoi djali dhe më tha: Hë si tu duk? I thashë: U përpoqa t'i gjeja diçka që s`më pëlqente tek ajo, por s'munda", u shpreh Lumturia.

Mirëpo ajo e kishte kuptuar se largësia do të ishte një problem për çiftin dhe njëri prej tyre duhej të hiqte dorë nga karriera. Këtë hap e ndërmori Floriana e cila u largua nga Shqipëria e nga ekrani dhe sot ka krijuar familjen e saj në Gjenevë.

"Problemi im i vetëm ishte largësia. Mendova cili nga ata do hiqte dorë nga karriera e tij, se të dy ishin të suksseshëm, pastaj gjërat shkuan ashtu si shkuan", tha Lumturia.