Këtë të enjte, në studion e emisionit ‘360 gradë’, ka plasur keq debati mes Linda Reit dhe , kryetarit të Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi. Tashmë është bërë e ditur që Gjuzi mban qëndrim kundër komunitetit LGBTI dhe e quan skandaloz shndërrimin nga mashkull në femër.

Linda dhe Gjuzi i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalë nga më të ndryshmet, por kur kryetari i Partisë Konservatore i ka thënë se nuk ajo nuk mundet të bëjë asgjë, Linda e ka lënë pa fjalë. ‘Në errësirë ti nuk e kupton ça është mashkull apo femër! Gjen një vrimë edhe e fut’.

Debati është shoqëruar po ashtu nga fjalë të shumta fyese. ‘Je trung. Shih unë nuk të kam ngatërruar asnjëherë. Që në fillim të kam thënë 'gomar' dhe vazhdoj të të them”, i është drejtuar Linda. “Cfarë të thuash më ti? S'të ka ngelë asgjë nga fjalori jashtë etikës që të mos e thuash. Sepse ti nuk ke gjë këtu, të mungon dyshemeja. Të ruajtë Zoti kështu fizikisht se gjë tjetër nuk ka çfarë të të ruajë”, ka replikuar Gjuzi.







