Këtë të enjte, mes të ftuarve në emisionin "360 gradë" në RTV Ora, ishin Linda Rei dhe zv.Presidentja e Akademisë Konservatore, Silvana Bushati. Debati mes të dyjave nuk ka të ndalur dhe Linda e ka ironizuar Bushatin në studio duke i thënë se duhet imazhi i burrit për t’i blerë varset e floririt.

‘Dëgjo, kam aq Fakultete sa këtë varëse e blej një herë në dy muaj’, i është përgjigjur Bushati. Ndërkohë që Linda ka vijuar sërish: ‘Fakultetet e tua nuk funksionojnë mirë meqë je aq e irrituar me trurin?’. Pas kësaj, të dyja kanë nisur një diskutim mes të qenurit i vërtetë dhe fals.

Bushati i ka vënë në pah Lindës operacionet plastike, ndërkohë që kjo e fundit është kapur pas qerpikëve të Bushatit dhe e ka sfiduar t’i heqë ato në studio. Mirëpo Bushati nuk ka pranuar, duke u shprehur: “Nuk kam përse ti heq, unë heq qerpikët por nuk kam asgjë tjetër false. Pra jam një femër 1.95 dhe super origjinale dhe mund të jem një nënë shumë e mirë nesër.”







