Nga Shqipëria / E Enjte 24 Tetor 2019, 22:10

Publikoi këngën për Justin Bieberin, flet Selena Gomez

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Selena Gomez, ditën e djeshme publikoi këngën e saj më të re të titulluar ‘Lose you to love me’. Fansat kanë aluduar se kënga është një dedikim për ish-in Justin Bieber, me të cilin ka një histori sa të bukur aq edhe lënduese.

“Ti më premtove botën dhe unë e ‘hëngra’, të vendosa të parin dhe ti e adhurove këtë. Unë t’i dhashë të gjitha dhe të gjithë e dinë. Vetëm në dy muaj t’i na zëvëndësove. Më bërë të mendoj se e meritoja këtë. Duhet të të humbja ty për të dashur veten time", thotë këngëtarja në tekst dhe gjithcka përkon pasi Justin e nisi lidhjen me Haileyn (e shoqja e tij) vetëm pas 2 muajsh nga ndarja me Selenën.

Aludimet e fansave kanë rezultuar të jenë të vërteta dhe këtë e ka konfirmuar vetë Selena Gomez së fundmi. Në një intervistë për “E! News” ajo ka treguar se kënga është e gjitha histori e vërtetë personale, e shkruar para një viti. “E kam shkruar këtë këngë 1 vit më parë. Pa dyshim është një këngë shumë emocionuese për mua. Unë e kam bërë gjithmonë këtë gjë, kam ndarë me të tjerët historitë e mia. Nuk mund të jem jo origjinale. Nuk mund të pretendoj se nuk po kaloj diçka, kur është e dukshme se po përballem me të”,  është shprehur bukuroshja Gomez.