Nga Shqipëria / E Enjte 24 Tetor 2019, 21:09

Bora dhe Donali më të dashuruar se kurrë, shenja në supin e moderatores i thotë të gjitha

Lidhja e Donald Veshajt me Bora Zemanin vazhdon të jetë një ndër më të komentuarat në media. Ato shihen pothuajse kudo të shoqëruar dhe së fundmi kanë planifikuar të ndërmarrin bashkë një hap të madh.

Ato po planifikojnë të hapin një biznes të ri së bashku. Së fundmi burime nga ‘Dosja.al’ kanë arritur të sigurojnë disa foto gjatë një takimi të Borës, Donaldit dhe një djali tjetër. Ato kanë bashkëbiseduar lidhur me biznesin e ri, për mënyrën si do veprojnë, si do i ndajnë fitimet dhe se si i bëhet që taksat të jenë më lirë. Djali i pranishëm mes tyre, sic kanë bërë të ditur burimet nga ‘Dosja’, nuk është personazh i njohur por do të jetë pjesë e biznesit të tyre.

Ne fotot e siguruara, Bora dhe Donaldi shihen kokë më kokë duke biseduar dhe buzëqeshur. Në supin e moderatores është dalluar një e nxirë, për të cilën menjëherë kanë nisur aludimet se mund të jetë shkaktar Donaldi, i cili ka menduar t’i lërë të dashurës një shenjë dashurie.