Nga Shqipëria / E Enjte 24 Tetor 2019, 14:02

Bën jetë super luksoze, Vildane Zeneli tregon si i fiton paratë

Vildane Zeneli prej vitesh njihet si një ndër modelet më provokuese e që me format e saj perfekte ka tërhequr shpesh vëmendjen. Vildane është komentuar shumë edhe për jetën e saj luksoze e udhëtimet e shpeshta.

Në një intervistë për "Revistawho.com". modelja ka treguar se përpos modelingut, ajo merret edhe me biznes e nga ky profesion ka fituar shumë,  sa për t'i lejuar vetes të bëjë jetë luksoze.

"Unë jam marr me këtë biznes për shumë kohë, kam punuar shumë dhe vazhdoj të punoj, kështu që mund të bëj gjërat që dua. Është shumë e thjeshtë, nëse punon fort mund të marrësh gjërat që do të kesh, por më e rëndësishme është të jesh i lumtur jashtë botës së mediave sociale, sepse të gjithë prezantojnë një stil jetese në ‘Instagram’, po a janë ata të lumtur? Unë jam e lumtur jashtë rrjeteve sociale dhe për këtë gjë ndihem mirë", është shprehur Vildane. 

"Modelingu ka qenë gjithmonë një punë legjitime për mua dhe kam fituar shumë para dhe sukses, por unë jam më shumë se një modele. Unë më shumë jam një sipërmarrëse, truri im punon shumë, unë jam një biznesmene, por nuk më pëlqen që të gjithë ta dinë se çfarë bëj, sepse disa gjëra dua t’i bëj në heshtje dhe thjesht të shijoj suksesin tim. Tashmë unë dua të drejtoj një label timin, me kontaktet dhe dashurinë që kam për muzikën dhe me aftësinë që kam në zbulimin e talenteve, është gjëja e duhur që duhet të bëj", ka shtuar modelja në intervistën për "Revistawho.com".