Nga Shqipëria / E Enjte 24 Tetor 2019, 11:11

Ngjashmëri që të lë gojëhapur: Njihuni me shqiptaren që është sozi e Rubit

Kanë kaluar vite që nga transmetimi i një prej telenovelave më të ndjekura meksikane ku aktorja Barbara Mori luante personazhin Rubi, një vajzë shumë e bukur me sy të kaltër dhe buzët e kuqe. Por a e dinit që Rubi sozinë e ka në Shqipëri?

Ajo quhet Adela Marishta dhe përpos që ka një ngjashmëri të pasbesueshme me Rubin, ajo ka edhe të njëjtin profesion. Adela është aktore dhe e kemi parë në "Al Pazar".

Ajo gjithashtu është edhe moderatore e emisionit "Verë me Adelën".

"Kam qenë goxha e vogël kur e vunë re ngjashmërinë që kam me Rubin. Ndoshta sepse unë flokët origjinale i kam kaçurrela, ngjyrën e syve e kemi të njëjtë, tiparet. Për Vit të Ri më dërgonin kartolina me Rubin. Nuk kam bërë asgjë që unë të ngjaj me të ose t'i përshtatem figurës së saj që të më krahasojnë me atë, kurrë. Pavarësisht se më kanë thënë shumë që ngjaj me të, nuk e kam nxjerrë në rrjete sociale sepse nuk ka qenë qëllimi im", u shpreh Adela e ftuar në "Ftesë në 5"./Xing.al