Nga Shqipëria / E Enjte 24 Tetor 2019, 10:10

Video që po bën xhiron e rrjetit: Vogëlushja përshkruan momentin kur e adoptuan

Një vogëlushe nga fituar vëmendjen dhe dashurinë e të gjithëve nga një video që po bën xhiron e rrjetit. Gaby shfaqet duke folur me të ëmën për momentin kur ajo e adoptoi. Në video vogëlushja tregon sesi erdhi në shtëpinë e familjes së saj të re kur ishte 4 vjeç.

Gaby u adoptua së bashku me motrën e saj të vogël, Lily. "E di sesi lindëm unë dhe Lily?", e pyeti vogëlushja të ëmën.

"Kur lindëm ne, erdhëm si dy bebe të vogla dhe pastaj, Lili ishte akoma bebe dhe unë isha 4 vjeç. Unë u rrita dhe Lili ishte akoma bebe", tregon vogëlushja.

Më pas ajo tregon momentin kur ato u takuan me prindërit adoptues duke u shprehur: "Kur ti e pe, ajo ishte 1 vjeç. Ne ishim shumë të lumtur që të takonim ty dhe babin".

"Ne ju duam dhe do jemi këtu për ty dhe babin. Kur ju pashë për herë të parë, zemra ime ra në dashuri me ju", thotë Gaby.

"Unë rashë në dashuri me ju gjithashtu", dëgjohet të thotë e ëma.