Këngëtarja shumë e dashur për publikun, me këngët e të cilës kemi kërcyer, Leonora Poloska prej shumë vitesh i ka munguar skenës. Leonora i ka dhënë fund kësaj mungese duke u rikthyer.

Ashtu siç "Prive" kishte raportuar muaj më parë Leonora gjatë kësaj kohe ka punuar për projektin e ri të cilin më në fund e ka publikuar.

Projekti i ri muzikor i Leonorës është baladë dhe quhet "S’ishte fat".
Kënga i dedikohet një dashurie të humbur dhe në videoklip Leonora shfaqet në super formë e veshur me të kaltra.

Sa i përket jetës private këngëtarja është e martuar dhe nënë e një vajze.







