Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Tetor 2019, 22:10

Nënkryetari i Partisë Demokratike gati për videoklip

Këtë të mërkurë, një ndër të ftuarit në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu, ishte Memli Krasniqi. Dikur ai ishte pjesë e grupit ikonik ‘Ritmi i rrugës’, autorë të këngëve legjendare që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e njerëzve si "Ushtari i rrugës" dhe "Përjetësisht". Këngët e këtij grupi ende këndohen dhe kujtohen plot nostalgji. Memliu, i cili sot është nënkryetari i Partisë Demokratike në Kosovë dhe është angazhuar i tëri në politikë, është pyetur nga moderatorja Shehu nëse ka ndërmend ndonjë rikthim në muzikë.

"E ke prerë fare marrëdhënien me muzikën? S'ka më kthim mbrapa?", e ka pyetur ajo. "S'kam bërë be, por efektivisht po, por s'mund të them kurrë po, sepse nuk i dihet pas 10 viteve", është përgjigjur Memli.

Më tutje, Jonida e ka pyetur se kë do zgjidhte për të bashkëpunuar në realizmin e një dueti dhe artisti është shprehur se ka një listë të gjatë në mendje. "Po Ronela do jetë aty brenda?", është pyetur nga moderatorja dhe ai është përgjigur se po, madje do dilte një kombinim shumë i mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on