Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, nënë e një vajzë 4 vjeçe të quajtur Nalta, është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e bukur ajo e dha në Shtator, gjatë një interviste me gazetaren Mirela Milori në “Abc News”.

Spiropali tregoi se po e përjeton shumë mirë këtë periudhë dhe se shtatzënia i ka dhënë akoma më shumë energji. Fëmija i dytë parashikohet të vijë në muajin Janar dhe vetëm së fundmi ministrja ka zbuluar gjininë.

Në një intervistë me Bieta Sulon, në emisionin ‘Ftesë në pesë’, Spiropali ka treguar se është në pritje të një djali. Ajo ka treguar se në fakt bashkëshorti i saj ka dashur një vajzë tjetër, pas Naltës.








