Princesha e Rezartës dhe Ermalit, Hera feston sot ditëlindjen. Në një ditë të tillë të rëndësishme për familjen e tyre, çifti ka vendosur ta surprizojë të bijën me të mbërritur ora 12 e natës.

Në videon e publikuar në Instastory nga Rezarta, Hera shfaqet duke u hedhur në krevat nga gëzimi ndërsa mami e babi i këndojnë këngën e ditëlindjes.

Më pas në dhomën e ndjenjes, Herën e prisnin plot dhurata të cilat vogëlushja shfaqet duke i hapur plot me kureshtje dhe thotë se ishin të preferuarat e saj.


Rezarta ka postuar edhe disa video ku Hera shfaqej në moshë më të vogël dhe shkruan: "Faleminderit bebja jonë që na mësove dashurinë më të madhe në botë. Faleminderit për lumturinë që na dhuron çdo ditë. Të duam në pafundësi mami dhe babi".











