Ditën e sotme, këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Selena Gomez, publikoi këngën e saj më të re. Kënga titullohet "Lose you to love me" dhe nga fansat është aluduar të jetë një dedikim për ish-in Justin Bieber.

Vetë teksti i këngës duket se i referohet historisë së saj me këngëtarin. “Ti më premtove botën dhe unë e ‘hëngra’, të vendosa të parin dhe ti e adhurove këtë. Unë t’i dhashë të gjitha dhe të gjithë e dinë. Vetëm në dy muaj t’i na zëvëndësove. Më bërë të mendoj se e meritoja këtë. Duhet të të humbja ty për të dashur veten time", thotë mes të tjerash Selena në këngë, në fundin e së cilës ajo i jep lamtumirën një historie të tillë lënduese duke e konsideruar si kapitull të mbyllur.

Disa orë pas publikimit të këngës së saj, Hailey Bieber ka reaguar me një story. Duket se modelja e sheh Selenën si një kërcënim tani që është martuar me Justinin dhe ka vendosur t’ia qartësojë gjërat. Në Instastoryn e saj, ajo ka publikuar këngën e Summer Walker me titull “I will k.i.l.l you” (Do të të v.r.a s).

Të gjithë ndjekësit e kanë marrë si një mesazh shumë të qartë për Selenën dhe i kanë dalë në mbrojtje këngëtares duke iu thënë të gjithëve t’i bëjnë bllok Haileyt.











