Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Tetor 2019, 15:03

Bëri namin në Turqi, vjen në ekranin shqiptar seriali pjesë e të cilit është Bertan Asllani

Me siguri të gjithë e mbani mend Bertan Asllanin, këngëtarin shqiptar i cili ka sjellë shumë hite në tregun muzikor shqiptar. Prej vitesh Bertani është zhvendosur në Turqi ku vazhdon karrierën muzikore dhe provoi edhe aktrimin.

Së fundmi Bertani u bërë pjesë e serialit turk "Kimse Bilmez", jo si aktor, por si kompozitor. Ai ka krijuar muzikën e këtij seriali i cili shumë shpejt do të vijë në ekranin shqiptar.

Seriali do të transmetohet në Tring në kanalin Jolly HD dhe do të mbajë titullin "Dashuri dhe sekrete". 

Në role kryesore të këtij seriali janë aktorët, Kerem Cem dhe Ozgu Kaya të cilët kanë një histori të veçantë dashurie.

Gjithashtu pjesë e këtij seriali është edhe Zehra Yilmaz e cila luante rolin e Melisës tek seriali "Xhenet".

Ndiqni më poshtë trailerin e këtij seriali, ku muzika në sfond është e kompozuar nga Bertani.