Morena Taraku nuk i ka më flokët e gjata deri tek beli të cilat ia kishim zili sa herë ia shihnim. Këngëtarja ke vendosur të bëjë një ndryshim e t'i presë flokët shumë shkurt.

Në videon e re të postuar në Instastory, Morena shfaqet duke u relaksuar në divanin e shtëpisë teksa tregon modelin e ri të flokëve.

Trendi i prerjes shkurt të flokëve ka qenë shumë i përhapur gjatë këtij viti dhe shumë të famshme vendosën të hiqnin dorë nga flokët e gjatë. Kështu ka bërë edhe Morena e cila shkon gjithnjë me trendet e fundit si në veshje, edhe në pamje.

Kujtojmë që së fundmi Morena publikoi këngën e saj më të re me titull "Missed call", që u pëlqye shumë nga fansat.






