Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Tetor 2019, 13:01

Përdori fjalor banal, shkarkohet nga detyra bashkëshorti i zv.ministres

Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës, Aurel Voda është shkarkuar nga detyra për shkak të fjalorit që ka përdorur në Facebook. Voda kishte postin e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor, pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Voda kishte komentuar "Na plasi ka*i" në një lajm të publikuar nga një faqe online, ku kreu i LZHK-së Shehi shprehej se PD do të niste protestat nëse nuk hapen negociatat.

Ndërsa në një tjetër postim në rrjete sociale sulmoi mediat.

Burimet të Ora News bëjnë të ditur se shkarkimin e tij e ka firmosur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

"I patolerueshëm sulmi i Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa mediave. Largimi i Vodës është një mesazh për të gjithë. Kush nuk duron me qytetari sulmet të çfarëdo lloji nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë", tha Manastirliu.