Hygerta Sako është jo vetëm një nga moderatoret më të suksesshme të sportit, por edhe një nënë shumë e përkushtuar që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën.

Vajza e Hygertës, Anais mbush sot 13 vjeç dhe moderatorja e ka uruar me një dedikim emocionues.

"13 vjet së bashku, 13 vjet mirënjohje ndaj Zotit që më fali një engjell, një motiv për të gëzuar e jetuar çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen fryma ime, thesari im, buzëqeshja ime", shkruan Hygerta.

Pak kohë më parë në një intervistë tek "Rudina", Hygerta tregoi se kalon shumë kohë me vajzën, bëjnë shopping, xhiro me makinë, ndajnë mendime etj.

"Na pëlqen të kalojmë kohë së bashku, tani bëjmë gjëra prej të rriturash, bëjmë edhe xhiro me makinë. Koha e kaluar me të më lë pa gojë. Në këtë moshë është një marrëdhënie fantastike, më është bërë shumë shoqe, i marr mendime për shumë gjëra, diskutojmë shumë gjëra", është shprehur Hygerta.






