Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Tetor 2019, 12:12

'Për 3 ditë isha e shokuar', blogerja shqiptare në pritje të ëmbël

Blogerja shqiptare që njihet për stilin 'vintage', Dajana Dako është në pritje të ëmbël. Dajana është 7 muajshe shtatzënë dhe së shpejti ajo dhe partneri i saj do bëhen prindër për herë të parë.

Më shumë për emocionet e pritjes së ëmbël, Dajana tregoi e ftuar në "Ftesë në 5".

Blogerja tregoi se ajo dhe partneri nuk e kishin pasur në plan të bëheshin së fundmi me fëmijë pasi ishin përqëndruar tek puna, por lajmi i ëmbël i erdhi surprizë dhe ata u gëzuan aq shumë sa për tre ditë ishin të shokuar.

"Ishte një shokim i vërtetë. Për tre ditë unë dhe partneri ishim të shokuar. Të ishte për ne të dy, s'do të tentonim për një bebe dhe ishte perfekte që erdhi në këtë formë sepse është një bekim nga Zoti. Të ndryshon jeta me një kërcitje gishtash. Ishte një moment që as nuk mund ta përshkruaj dot çfarë ndjeja. Unë dhe partneri e mësuam bashkë që do bëheshim prindër", u shpreh Dajana.