Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Tetor 2019, 10:10

Na përloti: Selena Gomez ia kushton këngën e re Justin Bieberit

Kur Selena Gomez pak ditë më parë njoftoi se në 23 tetor do publikojë këngën e re, fansat menjëherë nisën të aludojnë se kënga është dedikim për Justin Bieber dhe mesa duket thashethemet kanë qenë të vërteta.

Selena ka publikuar sot këngën "Lose you to love me" dhe teksti i këngës duket se i referohet historisë së saj me Justin Bieber.

Në një pjesë të këngës, Selena këndon: "Më zëvendësove për 2 muaj". Selena dhe Justin ishin bashkë që prej vitit 2009 deri në 2017. Ata u ribashkuan në mars 2018 dhe u ndanë sërish. Në korrik 2018 Justin i fejua me Hailey Baldwin.

"Duhet të të humbja ty për të dashur veten time", thotë Selena në refrenin e kësaj kënge ndërsa fansat e saj janë tanimë të sigurtë që i dedikohet Justin Bieber.

Në fund të këngës, Selena i jep lamtumirën kësaj historie dashurie.