Jeta private e Hygerta Sakos nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave dhe herën e fundit kur moderatorja bukuroshe u pyet për këtë pjesë, ajo deklaroi se është beqare, por në të vërtet nuk është kështu.

"Jam beqare.Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Derisa të vijë personi special më mirë ‘single’ sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme", tha Hygerta e ftuar tek "Rudina" pak javë më parë.

Por ndryshimi që moderatorja ka bërë në Facebook e ka nxjerrë zbuluar. Hygerta e ka ndryshuar statusin e saj 'në një marrëdhënie', duke treguar kështu se nuk është më beqare.

Identitetin e personit që i ka marrë zemrën, Hygerta nuk e ka bërë të ditur, por miqtë e saj menjëherë kanë nisur ta urojnë.
Burimi: iconstyle.al








