Para pak javësh, u bë e ditur se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është gati për të luajtur rolin e Artful Dodger në një version të ri të filmit të Oliver Twist. Ajo po e konsideron si një mundësi për t’iu future aktrimit.

Për shkak të rolit të saj, Ritës i është dashur të ndryshojë dhe look. Këngëtarja e njohur i ka lënë të gjithë gojëhapur me ndryshimin e bërë pasi ajo duket komplet tjetër njëri.

Rita ka lyer flokët në ngjyrë gështenjë dhe i ka stiluar me gërsheta. Duke qenë se artistja për një kohë të gjatë është shfaqur me flokët e lyer në bionde, ky look i ri ka ardhur i papritur për pjesën e publikut.







