Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus që prej disa ditësh, ka bërë publike lidhjen me atë që dikur ishte shoku i saj i ngushtë, Cody Simpson. Dyshja shihen kudo të shoqëruar dhe publikojnë foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke treguar se nuk kanë asgjë për të mbajtur të fshehtë.

Miley dhe Cody kanë ndarë dhe momente private me ndjekësit e tyre shoqëruar me deklarata të ndryshme dashurie. Burime nga mediat e huaja kanë treguar se ato ndihen shumë të lumtur dhe kanë gjetur veten. Por ç’mendim ka Liam Hemsworth, ish bashkëshorti i Mileyt, për gjithë këtë?

Ndonëse Liam dhe Miley kanë kaluar bashkë një histori 10 vjeçare dhe aktori është munduar ta mbajë gjallë ndjenjën mes tyre, pas ndarjes gjërat kanë ndryshuar. Ai ka vazhduar përpara me jetën e tij dhe veprimet e këngëtares nuk i bëjnë aspak përshtypje dhe nuk e surprizojnë më. Një burim ka zbuluar për “Enews” se Liam e ka lënë pas atë histori dhe se nuk ka shfaqur në asnjë moment interes për të ditur se çfarë po ndodh me Mileyn.












