Nga Shqipëria / E Martë 22 Tetor 2019, 21:09

Paguan për t’i nxjerr videon duke sharë, kë akuzon Marsela Topi

Ditën e sotme kudo në rrjet ka qarkulluar një video e publikuar nga Olti Curri. Në videon në fjalë, moderatorja Marsela Topi, ka shpërthyer në të shara në mes të studios. Ky moment  ka ndodhur kur avokati Erion Besimaj, po fliste për dështimin e negociatave me BE-në. "Më fal pak, ore çuna po pushoni ia q*fsha robt tani", është shprehur ajo teksa në studio ishin dy avokatët Kujtim Cakrani dhe Altin Goxhaj.

Moderatorja ka bërë të ditur për ‘Newsbomb.al’ se videoja në fjalë nuk është bërë live, se ajo kurrë nuk del nga vetja gjatë emisionit. Po ashtu Marsela ka aluduar se dikush ka paguar për të nxjerrë atë video dhe se si qëllim kanë prishjen e imazhit të saj.

“Nuk u kam thënë kolegëve të mi, por dy personave që po shoqeronin Z.Cakrani. Ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Është regjistrim dhe këtë ua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00. Atë ditë pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar se sa nervoze isha bërë. Unë jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live. Jam e bindur që kjo është thjesht një përpjekje për të më prishur imazhin, ose pse jo dhe një sulm politik. Përpiqem të jem sa më objektive në punën time, duke fituar zemrat e publikut të cilët më përcjellin çdo ditë konsideratat e tyre. Nuk ka staf në botë që pas kuintave, nuk është i lirshëm mes kolegëve. Është thjesht dashakeqësi. Fieri është bastion socialist. Do ju pëlqente të dëgjonin vetëm lëvdata për qeverinë. Unë u jap mundësine në temat që trajtoj duke qenë në koherencë të plotë me realitetin, të shprehen lirshëm. Si gazetare terreni, shoh shumë gjëra që nuk shkojnë, dhe nuk mund t’i përcjell me ngjyra në ekran, as me pushtetin vendor nuk kam marrëdhënie as të mira, por as të këqija, të ngrira mund të themi. Vetëm se nuk më pëlqen të bëhem palë me asnjë. E prisja në fakt një s.u.l.m në një moment të caktuar, por jo të një niveli kaq të ulët. Gjithsesi unë nuk ndihem aspak keq. Kushdo që e ka bërë, dhe kundrejt cilido çmimi, është shitur shumë lirë,”– ka treguar Marsela duke sqaruar të gjithë situatën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

S'ke faj moter...moderatorja ketu duket kur jua mbledh stafit jo vetem te ftuarve...ð?¥?

A post shared by Olti Currið?§¿ (@olticurri) on