Nga Shqipëria / E Martë 22 Tetor 2019, 19:07

Enca aktore në ‘I love Tropoja’, reagimi i arabëve do t’iu bëjë të qeshni me lot

Siç tashmë është bërë e ditur, këngëtarja e njohur Enca Haxhia, i ka hyrë kinemasë dhe ajo është një ndër protagonistet e filmit ‘I love Tropoja’ nga Ermal Mamaqi. Filmi do të publikohet së shpejti dhe pritet të bëjë namin.

Enca ka zbuluar se aktrimi ka qenë për të një ëndërr në sirtar dhe më në fund ka vendosur ta bëjë realitet. Fansat e saj padyshim janë habitur pasi asnjë nuk ka qenë në dijeni të këtij talenti nga ana e këngëtares. Përpos fansave shqiptarë, arabët çmenden pas Encës. Ato i komentojnë në foto dhe po ashtu i shkruajnë mesazhe nga më të ndryshmet. Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi, ka menduar të bëjë një ‘meme’ pikërisht në lidhje me këtë.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilës ka zbuluar reagimin e arabëve kur kanë mësuar se Enca do jetë pjesë e filmit. “Besoj kemi për ti nxjerrë lekët e tua shumë shpejt me ktë tregun e ri”, ka shkruar ai krahas memes.