Nga Shqipëria / E Martë 22 Tetor 2019, 19:07

Më në fund: Era sjell bashkëpunimin e fuqishëm me Claydee

Era Istrefi së fundmi ndodhet në Greqi nga ku po përgatitet për hitin e rradhës. Artistja e talentuar që vjet pati lajmëruar një bashkëpunim të fuqishëm me Claydee, por për arsye që ende nuk dihen, kënga nuk u publikua.

Tashmë dyshja kanë filluar përgatitjet intensive, dhe këtë na e ka bërë të ditur vetë Era. Përmes postimeve në instastory, ajo ka treguar se ndodhet në shtetin fqinj së bashku me Claydee. Edhe ky i fundit ka publikuar një story ku tregon se ky bashkëpunim do jetë një hit.

Era duket atraktive në foton e postuar, nga ku dallohet që është në studion e regjistrimit. Të reja të bukura na presin nga Claydee dhe Era Istrefi.