Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Lawrence, kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me Cooke Maroney, drejtorin e galerisë së artit "New York City's Gladstone". Dasma është mbajtur në Newport të Rhode Island të shtunën dhe ka qenë sa private aq edhe luksoze.

Dyshja janë kujdesur shumë për detajet, sidomos për fustanin e nuses. Ai është dizenjuar nga një shtëpi franceze e modës dhe ka kushtuar një mal me para.

Jennifer ka treguar shumë kujdes për të duke pronotuar një dhomë në hotel vetëm për fustanin. “Ekipi i Dior ka fluturuar direkt nga Parisi një ditë para se J.Law të kurorëzohej. Fustani i nusërisë kishte një dhomë private të rezervuar në hotelin ikonik të Newport “Viking” për atë natë – për më shumë siguri”, ka thënë një burim për Page Six Style.










