Dy ditë më parë këngëtarja e dashur për publikun Enca ka festuar ditëlindjen. Të shumta kanë qenë urimet në ditën më të lumtur të saj, nga ku ka marrë pafund komente dhe mesazhe nga fansa dhe miq.

Sot Enca ka gjetur kohën për ti falenderuar të gjithë për mesazhet dashamirëse përmes një postimi. Ajo shkruan: “Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes. Në dite të tilla kujtohemi se sa shumë njerëz na duan dhe kujtojnë. Ju dua shumë.”

Por mesa duket jo të gjithë e kanë uruar Encën. Ka edhe nga ata që me dashje apo pa dashje, e kanë harruar ditën speciale të saj. Dhe kjo e ka bërë artisten t’i kategorizojë njerëzit.

“Unë totalisht do kategorizoj njerëzit sipas urimeve të ditëlindjeve që më bënë,”-ka shkruar ajo në postimin në instastory. Enca mbushi 24 vjec, dhe sigurisht zgjodhi të festojë me miq e të afërm.












