Loredana Zefi është një ndër artistet më të komentuara kohët e fundit. Kjo për shkak të ndarjes së bujshme nga reperi Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë me emrin Hanna.

Artistja e talentuar ka patur një vit të suksesshëm, me këngë të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku dhe fansat e saj. Mirëpo këtë sukses të sajin, Loredana ia dedikon vetëm një njeriu.

Përmes një postimi në instagram ku duket me vajzën në krahë, Loredana shkruan: “Nga rruga, Hana nuk ka plan për 1! Gjithçka vetëm për ty Hana!” Fotoja e tyre ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke komplimetuar për pamjen reperen dhe të voglën e saj.












