Nga Shqipëria / E Martë 22 Tetor 2019, 18:06

Kim Kardashian festoi ditëlindjen, i shoqi i bën dhuratën më të veçantë

Ditën e djeshme një ndër personazhet më të komentuar të Showbizit botëror, Kim Kardashian, festoi ditëlindjen. Ndonëse duket shumë më e re, ajo mbushi 39 vjeç.

Në ditën e saj të shënuar, nuk munguan urimet dhe dhuratat nga miqtë, familjarët dhe fansat, por dhuratën më unike ia ka bërë padyshim i shoqi, Kanye West. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Twitterit, Kim ka bërë të ditur për të gjithë se si është surprizuar për 39 vjetor, duke ndarë lumturinë e saj me të gjithë.

Ylli i ‘Keeping up with the Kardashians’ ka treguar se i shoqi ka dhënë 1 milionë dollarë bamirësi në emër të saj. “Mora dhurata shumë të bukura nga gjithë familja ime dhe Kanye më bleu disa çanta mahnitëse. Gjithashtu ai i dhuroi 1 milion dollarë shoqatës sime të preferuar të bamirësisë që punon fort për reformën e b.u.r.g.j.e.v.e në emrin tim nga ai dhe fëmijët. Kjo gjë më ka gëzuar shumë!”, ka shkruar Kim krahas një fotoje të një certifikate bamirësie shoqëruar me emrat e Kanye dhe 4 fëmijëve të tyre.