Nga Shqipëria / E Martë 22 Tetor 2019, 17:05

'10 orë, 12 këngë të përfunduara', Gjiko tregon sakrificat përtej ekranit

Gjiko është një ndër reperët më në zë të momentit. Artisti i talentuar na sjell gjithnjë hite të bukura, të cilat padyshim i rezistojnë kohës.

Herë solo e herë me bashkëpunime, Gjiko na ka treguar se di të jetë në qendër të vëmendjes me muzikën që bën. Por ajo c’ka nuk dimë është se reperi i njohur punon shumë për të qenë i suksesshëm.

Ditën e sotme ai na ka treguar se punon nga 10 orë në ditë, dhe se tashmë ka gati plot 12 këngë të reja. “10 orë në ditë, 12 këngë janë të përfunduara”,-ka shkruar reperi i njohur, duke na lënë të kuptojmë se shumë shpejt ai vjen me muzikë të re.   

Ai ka vijuar të tregojë se nga gjithë keto punë edhe mikrofoni është lodhur. Me shaka reperi tregon se do e lërë 30 minuta të pushojë, për t’ju rikthyer sërish punës. Përgatituni për muzikë të bukur nga Gjiko.