Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore Bebe Rexha e ka treguar me kohë se natyra e saj është e lirë, e drejtëpërdrejtë dhe pa komplekse. Ndonëse shpesh mund të komentohet negativisht nga publiku, ajo vazhdon të bëjë veprime që i ndjen t’i bëjë dhe që për të nuk kanë asgjë të keqe, përpos shprehjes së një shpirti të ri.

Bebe është komentuar shumë në media për shumë gjeste të saj që e kanë vendosur në qendër të vëmendjes. Para disa javësh ajo publikoi në profilin e saj të Instagramit një video ku shihej duke bërë twerk në avion, ndërkohë që spektatorë ishin pilotët.

Vetëm së fundmi, Bebe ka bërë sërish twerk dhe këtë here ka zgjedhur që të dhurojë një performancë të tillë provokuese në mes të qytetit. Këngëtarja ka publikuar një video në Instastory, në të cilën shfaqet duke bërë ‘twerk’ dhe spektatorë janë shumë kalimtarë rasti.













