Nga Shqipëria / E Martë 22 Tetor 2019, 16:04

Ç’luks: Brenda shtëpisë moderne të Selena Gomezit

Selena Gomez është padyshim një ndër këngëtaret dhe aktoret më të pëlqyera për publikun. Fansat e saj janë të shumtë dhe bukuroshja është një ndër më të ndjekurat në rrjete sociale. Ndonëse jeta e saj është përfshirë në një sërë trazirash (si ndarja; probleme me shëndetin etj), Selena ka arritur më në fund të vendosë veten në plan të parë. Ajo po kujdeset shumë për shëndetin emocional dhe mendor, duke i lënë në të shkuarën gjërat që nuk janë të mira për të.

Këngëtarja ka blerë së fundmi një vilë që kushton rreth 3 milionë dollarë, dhe që është komentuar nga mediat e huaja si një shtëpi plot stil dhe moderne, sipas shijeve të Selenës. Ajo ka menduar më të mirën për vete dhe vila është e veshur nga ngjyrat që transmetojnë një energji të paqtë dhe pozitive.

Më poshtë po iu sjellim disa foto nga brenda dhe jashtë vilës 3 milionë dollarëshe të Selenës: