Nga Shqipëria / E Martë 22 Tetor 2019, 16:04

Është shkëputur nga muzika, por Afërdita Dreshaj na surprizon të gjithëve

Afërdita Dreshaj prej vitesh i ka munguar tregut muzikor shqiptar. Artistja e talentuar është zhvendosur jashtë Shqipërie, pas martesës me miliarderin Jakub Kindl.

Që prej asaj kohe Afërdita nuk është angazhuar me produksione të reja, saqë të gjithë menduam se ajo i dha fund karrierës muzikore. Por paskemi lajme të reja.

Një një prononcim për emisionin “#Gjesi”, Afërdita ka deklaruar se shpejt do vijë me muzikë të re. “Jam duke punuar për të sjellë diçka të re. Shumë shpejt do të vij me një projekt të ri muzikor”,-ka deklaruar Afërdita për T7. Mbetet të presim se cfarë ka rezervuar Afërdita Dreshaj për ne.