Nga Shqipëria / E Martë 22 Tetor 2019, 14:02

Si vajzë e re: Mamaja i merr të gjithë vëmendjen Rita Orës në eventin e rëndësishëm

Rita Ora ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në eventin e "Cartier" në Londër ku edhe performoi disa nga këngët e saj më të njohura. Rita shoqërohej nga e ëma, Vera Ora e cila tërhoqi shumë vëmendjen.

Teksa Rita ishte veshur nga koka tek këmbët me të kuqe, e ëma shkëlqeu me një fustan me temina që i nxirrte në pah linjat trupore.

Vera postoi një foto nga momenti kur nënë e bijë arritën në event të kapura për dore dhe i kushtoi një dedikim shumë të bukur Ritës.

"Si nënë papritur kuptonse fëmijët mjë ditë rriten dhe të ndihmojnë të gjesh rrugën e duhur në jetë dhe dashuri", shkruan Vera.