Nëse ka një personazh që i ngjan identik Kylie Jennerit, është pikërisht Sara Gjordeni. Sara u bë e famshme në vitin 2014 kur fitoi Miss Globe. Më pas në vitin 2017 ajo pushtoi të gjithë portalet për shkak të ngjashmërisë së madhe me Kylie Jenner. Ndërsa vitet e fundit e pamë si moderatore në emisionin "Trokit" në INTV.

Sara do jetë e ftuar sot në emisionin e Bieta Sulos "Ftesë në 5", ku do të flasë më shumë për jetën e saj dhe si ndihet që të gjithë e thërrasin Kylie Jenner shqiptare.

Në një postim në Instagram Sara shkruan se personalisht nuk i duket vetja si Kylie Jenner, por më shumë do të flasë e ftuar në emision.










