Stresi është prej vitesh një nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Pas daljes nga qelia, ai u rikthye fuqishëm duke publikuar, jo një, por disa këngë të reja që u pëlqyen shumë nga fansat e arritën miliona shikime në Youtube.

Mirëpo Stresi nuk është i aftë vetëm për të bërë rap. Me videon e fundit të postuar në Instagram, reperi na ka treguar edhe profesionin e tij të dytë.

Reperi shfaqet si berber duke rregulluar mikun e tij të ngushtë, Lim Hotin.

Stresi duket shumë i përqëndruar tek puna teksa krah videos i uron ditëlindjen Limit: "Gëzuar ditëlindjen vëlla, jemi bashkë gjithmonë".
View this post on Instagram






