Aktorja e njohur e serialit "Pretty Little Liars", Shay Mitchell u bë dje nënë për herë të parë. Aktorja 32-vjeçare solli në jetë një vajzë me të cilën postoi një foto duke i mbajtur dorën e vogël.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, Shay ka publikuar shpesh video dhe nuk ka munguar një e tillë edhe me momentin kur aktorja solli në jetë vajzën.

Në videon e publikuar në YouTube, Shay ka treguar se ka vuajtur për 33 orë.

Nga fundi i videos dëgjohen mjekët dhe partneri që e inkurajon dhe më në fund dëgjohen të qarat e bebes.
Shay është e martuar me Matte Babel.







