Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 23:11

E lidhur me miliarderin, por Rihanna bën veprimin që s’pritej për Chris Brown

Ndonëse i kanë dhënë fund para shumë vitesh, të gjithë e mbajnë mend lidhjen ndërmjet Rihannës dhe Chris Brown. Ndarja e tyre bëri bujë të madhe që u komentua shumë në media por pavarësisht gjithçkaje dyshja i ka lënë në të shkuarën të gjitha hatërmbetjet.

Chris Brown është komentuar së tepërmi në media kohët e fundit pasi ka lënë komente pikante në fotot e këngëtares dhe fansat menjëherë kanë nisur të mendojnë se ai po kërkon një rikthim. Përpos reperit, Rihanna i ka lënë të gjithë gojëhapur me veprimin e bërë së fundmi.

Ajo ka publikuar promon e linjës së saj të buzëkuqëve dhe në video ishte kënga e ish-të dashurit të saj, Chris Brown me titull ‘Come Together’. Ky detaj i ka surprizuar padyshim të gjithë fansat, sidomos pasi Rihanna është dhe në një lidhje. Që prej dy vitesh këngëtarja është e lidhur me miliarderin arab, Hassan Jameel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gang Gang. just me and my #GlossyPosse !!! @fentybeauty

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on