Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 21:09

Sa romantik: Jakub surprizon Afërditën në mes të aeroportit

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, përmes postimeve të bëra në rrjete sociale, ka treguar gjithmonë për marrëdhënien e përkryer që ekziston mes asaj dhe bashkëshortit, sportistit Jakub Kindl. Ndonëse Afërditës i duhet të udhëtojë shpesh për shkak të punës, dyshja sërish e gjen kohën për të qenë sa më pranë njëri-tjetrit.

Ditën e sotme, modelja ka treguar se si e ka pritur i shoqi në aeroportin e Dusseldorf. Jakubi ka shkuar drejt saj me një trëndafil të madh e të bardhë, që është padyshim një gjest shumë i ëmbël dhe romantik.

Afërdita e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në Instastory, duke treguar se sportisti e ka surprizuar në një mënyrë  të këndshme që e ka bërë shume të lumtur.