Nga Shqipëria / E Hënë 21 Tetor 2019, 20:08

E pazakontë: 44 vjeçarja shtatzënë me fëmijën e 22

Sue (44 vjeç) dhe Noel Radford (48) kanë familjen më të madhe në Britani. Ato janë prindër të 21 fëmijëve (11 goca dhe 10 djem) dhe së shpejti kanë konfirmuar se do të vijë në jetë fëmija i 22, për të cilin shpresojnë të jetë djalë.

Sue ka lindur fëmijën e parë kur ishte vetëm 14 vjeç ndërsa fëmija i 21 ka ardhur në jetë një vit më parë. Ajo dhe i shoqi, Noel, jetojnë në një shtëpi me 10 dhoma gjumi me 19 nga fëmijët e tyre. Kjo pasi dy nga ata, Chris, 30 dhe Sophie, 25 kanë krijuar familjet e tyre. Madje Sophie ka 3 fëmijë të saj.

Në një intervistë për ‘Daily Mail’ Sue ka treguar se të pasurit kaq shumë fëmijë e bën shumë të vështirë jetesën. Ato duhet të paguajnë minimumin 150 paund nëse vendosin ta nxjerrin familjen jashtë për drekë dhe nëse shkojnë me pushime iu duhen të paktën 7 valixhe të mëdha. Larja e rrobave është një proces që nuk ka fund, ku 18 kg rroba lahen çdo ditë të javës.