Grimi është kthyer padyshim në një nevojë, përpos dëshirës që vajzat kanë për t’u dukur bukur. Nuk mund t’a konceptojnë fytyrën e një vajze pa buzëkuqin, kremin pudër, sytë me rimel e penel e të trukuara deri në detaj. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me vajzat e njohura të estradës shqiptare. Gjithnjë të kuruara deri në detaj, në të gjitha daljet televizive apo klipe, të famshmet janë të lidhura fort pas make up-it dhe të dukurit bukur. Shumë pak prej tyre kanë guxuar të dalin në publik pa u grimuar. Ne të ‘Xing.al’ kemi menduar të bëjmë një sondazh me VIP-et që kanë guxuar të dalin në publik, apo kanë hedhur foto në rrjetet sociale pa asnjë pikë grim. Ju takon ju të vendosni se cila prej tyre duket yll edhe pa u trukuar, pra vetëm ujë e sapun.
